Hamiti i LDK-së dhe Latifi i PDK-së përplasen për kufijtë dhe rolin e Presidentit Thaçi - Bota Sot
Hamiti i LDK-së dhe Latifi i PDK-së përplasen për kufijtë dhe rolin e Presidentit Thaçi

Aktuale

Hamiti i LDK-së dhe Latifi i PDK-së përplasen për kufijtë dhe rolin e Presidentit Thaçi

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:03
Muhamet Hamiti, Blerim Latifi

Në “Debat Plus”  po debatohet për temën e korrigjimit të kufijve.

Në këtë temë janë përplasur përfaqësuesi i LDK-së Muhamet Hamiti me atë të PDK-së, Blerim Latifi për rolin e Presidentit Thaçi.

Derisa Hamiti ka thënë se PDK dhe Thaçi janë në një mendim për kufijtë, kurse Latifi ka thënë se Thaçi është president i Kosovës dhe nuk është PDK.

Hamiti ka reaguar duke thënë se pse PDK deri më tani nuk ka dalë hapur për të kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për kufijtë.

Përfaqësuesi i PDK-së ka thënë se qëndrimi i zotit Veseli ka qenë gjithmonë i qartë: “Kufijtë e Kosovës nuk preken. Integriteti i Kosovës është i pacenueshëm”.

Hamiti i LDK-së ka reaguar ndaj Latifit duke i thënë se “Thaçi nuk e ka thënë asnjëherë këtë që po e thotë Latifi”.

Latifi ka reaguar përsëri duke thënë se ai mbron vetëm qëndrimet e PDK-së dhe nuk është zëdhënës i presidencës.

Hamiti ka replikuar përsëri duke i thënë Latifit “pse atëherë përpiqesh të mbrosh qëndrimet e Thaçit duke thënë se janë spekulime ato që fliten për kufijtë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...