Haradinaj: Liberalizimi mund të ndodhë më 1 nëntor - Bota Sot
Haradinaj: Liberalizimi mund të ndodhë më 1 nëntor

Aktuale

Haradinaj: Liberalizimi mund të ndodhë më 1 nëntor

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 14:20
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në qeverisjen e tij të ardhshme do të fokusohet në zhvillim ekonomik. Këto komente Haradinaj i bëri në debatin "Fol Hapur".

"Jam i fokusuar që qëllimet qeverisëse me shkurtu kohën deri në zbatim dhe ata që marrin pjesë duhet ta kryejnë punën", ka thënë ai.

"Vendimi im i parë ka qenë zgjidhja e krizës energjetike në vend. Nuk kam mendu tani se cili do të jetë vendimi i parë por shumica kanë të bëjnë me ekonominë. Qëllimi është që TVSh të mos paguhet në dogana", tha ai.

I pyetur për premtimet e vazhdueshme për liberalizim të vizave, Haradinaj ka thënë se liberalizimi mund të ndodhë më 1 nëntor ose para Krishtlindjeve.

"Zgjedhjet janë më 6 tetor e deri atëherë nuk do të ndodhë, por më 1 nëntor ose edhe para Kërshëndellave do të ndodhë", ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...