Molliqaj ironizon me VV-në: Një parti që i humbi të gjitha debatet, tash ka zgjedhur dorëzimin

Aktuale

Molliqaj ironizon me VV-në: Një parti që i humbi të gjitha debatet, tash ka zgjedhur dorëzimin

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:51
Dardan Molliqaj

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj sërish është marrë me Vetëvendosjen.

Ai e ka publikuar një video nga debati i mbrëmshëm ku përfaqësuesi i VV-së nuk kishte pranuar të jetë përballë tij.

“Një parti që i humbi të gjitha debatet, tash e ka zgjedhur dorëzimin e lojës. Nuk po dalin në debate. Këtë herë përballë i pata dy parti tjera që e kanë radhën t’i humbin debatet  Fuqia e argumentit dhe e organizimit në teren, po e sjellë fitoren e Koalicionit AAK-PSD”, ka shkruar Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat