Mefail Bajqinovci mbështet fuqishëm policinë e Kosovës, përmend djemtë e Adem Grabovcit

Aktuale

Mefail Bajqinovci mbështet fuqishëm policinë e Kosovës, përmend djemtë e Adem Grabovcit

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 14:43
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një video në Facebook, ka dhënë mbështetje të fuqishme për Policinë e Kosovës.

Bajqinovci i cili ka numrin 20 në listën e VV-së, në video ka përmendur edhe djemtë e ish deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, ndërsa Bajqinovci thotë se kjo nuk do të ndodh më nëse Vetëvendosja vjen në qeveri.

Tutje, Bajqinovci thotë se Policia e Kosovës se në këto 10 vitet e fundit është kontrolluar dhe urdhëruar nga pushteti e në veçanti nga PDK-ja, duke e dëmtuar pavarësinë në punën e saj.

Në videon e Mefail Bajqinovcit, shihen edhe xhirime ku policët kanë pranuar ryshfet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat