Limaj: Prioritet i imi është vazhdimi i fuqisimit të prodhuesve vendorë - Bota Sot
Limaj: Prioritet i imi është vazhdimi i fuqisimit të prodhuesve vendorë

Aktuale

Limaj: Prioritet i imi është vazhdimi i fuqisimit të prodhuesve vendorë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 18:38
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, sot ka qëndruar në Dragash, ku ka vizituar kompaninë e fuqishme “Meka”, e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj gjatë kësaj vizite tha se, kjo kompani është model dhe shembulli më i mirë se edhe në Kosovë ka mundësi të prodhohen produkte cilësore me standarde të Bashkimit Evropian.

Tutje, i pari i Nismës, e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Meka” për mundësinë që ua ka ofruar njerëzve të kësaj zone të punësohen aty dhe në të njëjtën kohë, ka siguruar se nën drejtimin e qeverisë nga ai, një nga prioritetet kryesore do të jetë vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si parakusht për zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...