Rrëfimi i nënës qe i masakruan 4 djemtë dhe burrin, bashkëpunëtorë me serbët edhe dy shqiptarë - Bota Sot
Rrëfimi i nënës qe i masakruan 4 djemtë dhe burrin, bashkëpunëtorë me serbët edhe dy shqiptarë

Aktuale

Rrëfimi i nënës qe i masakruan 4 djemtë dhe burrin, bashkëpunëtorë me serbët edhe dy shqiptarë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:46
Pamje nga intervista

Emisioni "BOOM"  në Rtv Ora solli mbrëmjen e sotme historinë e nënës heroike, nënës së qëndresës, Fërdonije Qekrezi, nga Gjakova. Lufta i mori gjithçka të shtrenjtë që kishte, bashkëshortin dhe 4 djemtë.

Ka 20 vite që nëna gjakovare jeton vetëm me kujtime, dhe pengu i saj me i madh është se nuk mundi të kishte një trashëgimtar nga djemtë.

Ajo nuk u mposht nga dhimbja, por jetoi dhe ka vetëm një qëllim në jetë: Të  bëhet zëri i djemve dhe bashkëshortit, që ato të mos ‘dënohen’ me harresë.

Nën Fërdonija ia doli që të bëjë të pavdekshme historinë e familjes Qekrezi. Shtëpia muze është dëshmi e gjallë.

Lexoni të plotë rrëfimin e saj dhënë për gazetaren e "BOOM", Alketa Çeku.

Fërdonije Qekrezi: Më 27 mars 1999, ushtria serbe futet në këtë shtëpi. Kemi qenë 23 veta.Unë, bashkëshorti, katër djemtë dhe dy nuset, dhe mysafirë. Në 3 e gjysmë pasdite erdhën dhe na futën në bodrum, thanë do tu ruajmë se do bombardojë NATO. Na e mbyllën derën e bodrumit. Dragani, ka qenë polic, i thotë bashkëshortit që ju shqiptarëve duhet me ja u pre kryet. Bashkëshorti i thotë pse, ne kemi kaluar mirë.Nuk kemi pasur konflikte. Jo, tani tha, ju duhet me ja u pre kryet dhe me ju nis për Shqipëri.I morën të gjithë meshkujt.Edhe djali i vogël ishte, 14 vjeç.Kërkonin prapë, i thashë i keni marrë të gjithë.E njëjta milici u kthye prapë, tha jemi UÇK.Pasi u morën nuseve unazat e floririt, zinxhirë, vathë, tha merrni rrobat e fëmijëve dhe ikni për Shqipëri. Deri në 2005 nuk kam pas asnjë informatë.Në 2005 në lajmëroi Kryqi i Kuq, desha me pyet a kanë lënë djemtë fëmijë, Artani dhe Armendi. Më thanë ata janë të vdekur, nuk e di? I pashë rrobat e Artanit dhe Edmondit. Për bashkëshortin dhe dy djemtë nuk dimë asgjë akoma.

Si janë ekzekutuar?

Fërdonije Qekrezi: Ishin tortuar shumë në stacionin e policisë.Në prezencë të njëri-tjetrit. Bashkëshortin e kanë torturuar së pari, djali i vogël kishte rënë sipër. I ka rënë me shufër të gomës. Ja ka çarë kokën përgjysmë. Ja kam parë trupin kur ja kam marrë Edmondit. Edhe djallit të dytë ashtu, Artanit. Informacionet janë të dokumentuara, ka me dalë dhe ai dokumenti. Edhe ai shkau i Gjakovës ishte, i kishte torturuar dhe mbytur. Në vëzhgim të shtëpisë kishin qenë dhe dy shqiptarë.Ata u jepnin informata policisë serbe. Do të bëhen publike dhe do të thirren në Hagë.

Sa kohë kishte i martuar Artani?

Fërdonije Qekrezi: Artani ka pasur 8 muaj i martuar, dy djemtë Artanin dhe Armendin i kam martuar në një ditë. Nuset pritën 5 vjet e gjysmë dhe pastaj morën rrugën e vet. Ashtu si i kanë lënë nuset rrobat janë vetëm kujdesem për to. Aty janë rrobat që kanë pasur veshur, mi kanë sjellë me lëkurë siç kanë qenë. Artani ka dasht me shku në Akademi Ushtarake, kurse Armendi ka pas qejf me studiu historinë shqiptare dhe historia tani po shkruan për të. Pengu më i madh se policia na mor padrjetësisht dhe nuk më lanë trashëgimtarë. Thoja pse nuk më mortën mua, por jetova që të mos u humb mundin atyre.Kur nis lufta bashkëshorti më tha se lufta ka të papritura, mundet me na marrë të gjithëve por ti duhet të jesh e fortë. Me u çliru Kosova, dikush duhet me u dhënë lirinë.Kemi pas shpresë të madhe me u çliru Kosova se shpirtin e kemi pasur shumë në gazep.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...