LDK parasheh Qeveri me 12 Ministri, shpalos planin për ekonominë - Bota Sot
LDK parasheh Qeveri me 12 Ministri, shpalos planin për ekonominë

Aktuale

LDK parasheh Qeveri me 12 Ministri, shpalos planin për ekonominë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 23:15
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur rreth platformës së këtij subjekti për mandatin e ardhshëm qeverisës, ku tha se prioritet do ta kenë sundimin e ligjit për një qeverisje më ndryshe.

”Në rend të parë i kemi dhënë prioritet qeverisjes dhe sundimit të ligjit për të shfaqur një qeverisje më ndryshe që respekton veten dhe votuesin e vet dhe qytetarin e vet. Gjatë dy viteve të fundit stili qeverisës ka qenë një qeveri që konsumon pasurinë e akumuluar në vazhdimësi ndër vite dhe që e fut gjeneratën e ardhshme në borxh”.

”Përgjatë 12 muajve të fundit borxhi publik është rritur 100 milionë euro. Gjatë kësaj kohe Kosova i ka humbur 24 mijë vende pune. Në shtyllën tonë qeverisje dhe rend të ligjit ne e projektojmë një qeverisje më ndryshe të Kosovës”.

Abdixhiku deklaroi në Zonën Zgjedhore se si parti e qendrës së djathtë parashikojnë të kenë qeveri me vetëm 12 ministri, njofton Klan Kosova.

”Si pikë e parë e kësaj shtylle është madhësia e qeverisë. Si parti e qendrës së djathtë ne besojmë një qeveri të vogël por efikase. Kjo qeveri do t’i ketë 12 ministri përfshirë edhe minoritetet. Do të përmirësohen pozicionet udhëheqëse të Qeverisë. E dyta masë që bënë zvogëlimin e qeverisë po ashtu është edhe riorganizimi i agjensioneve të shumta që ka Kosova. Janë mbi 40 agjensione në Kosovë pjesa  madhe e të cilave janë konsumuese të pagave. Janë të vendosura aty këtu e ne e kemi detyrimisht kemi orientim t’i shuajmë disa prej tyre e t’i dorëzojmë në ministri përkatëse t’i bëjmë më të përdorueshme”.

”AVUK ekziston brenda zyrës së ministrit dhe le ta vendosim brenda Ministrisë së Bujqësisë. Riorganizimi bëhet si formë e sjelljes ndaj qytetarëve. Ne nuk flasim për një qeveri që e mban ekonominë gjallë me subvencione, nuk e kemi këtë orientim, por e kemi orientim sjelljen tonë karshi institucioneve. Brenda buxhetit të tanishëm ne na mbetet një shumë e kufizuar e mjeteve që do ta shfrytëzonim për intervenim defakto të shtetit. Në fazën e tanishme do t’i analizojmë masën e pensionimit të parakohshëm. Por nuk mund të themi tani se do të shkurtojmë Administratën Publike. Ne do të provojmë të rrisim buxhetin nga dy miliardë euro në tre miliardë euro. Duhet të rrisim buxhetin, e për të rritë buxhetin duhet ta rrisim ekonominë e për të rritur ekonominë duhet të rrisim mjetet ekonomike që targetojnë ekonominë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...