Zbulohet plani i Serbisë për shtetin e Kosovës, këtë zgjidhje sugjerohet ta ndjekë Kosova

Aktuale

Zbulohet plani i Serbisë për shtetin e Kosovës, këtë zgjidhje sugjerohet ta ndjekë Kosova

Nga: M.H Më: 22 shtator 2019 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Anëtari i presidencës rotative të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, ia ofron Serbisë, Republikën Serbe dhe 4 komunat veriore të Kosovës.

Këtë deklaratë e ka thënë dje për mediat serbe. Dodik, ka deklaruar dje se një prej opsioneve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është që katër komunat e veriut të Kosovës, siç thotë ai, “t’i mbesin Serbisë”, ndërsa Republika Serbe e BeH-së të bëhet pjesë e Serbisë.

Lidhur me këtë temë analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, tha që gjenocidi ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve ishte planë i Serbisë dhe se fatkeqësisht planit për ndarjen e Kosovës e ndihmuan edhe shqiptarët të cilët me korrupsione dhe duke shfrytëzuar fonde të ndryshme, kështu duke shkaktuar dëme Kosovës. Në fund, Duhanaj, u shpreh që shqiptarët duhet ta mbrojnë Kosovën njejtë sikur e kanë mbrojtuar e ruajtur gjatë luftës.

“Ishte plani famëkeq serbomadh, për realizimin e Serbisë së madhe ai që shkaktoj luftërat në ish Jugosllavi. Për ketë ide u bë gjenocid ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve. Qëllimi ishte shkëputje e një pjese të Kroacisë e cili u çlirua me sulmin e famshëm kroat stuhija. Pastaj ishte pushtimi, respektivisht ndarja e Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë, Malin e Zi e konsideronin si pjesë të vetën. E gjithë kjo filloj të dështoj në Kroaci. Në Bosnje fituan me Republika Serbska por për të ndryshuar kufij duhet të dështoj Bosnja si shtet, Mali i Zi u doli doresh me ndihmën e Gjukanoviçit dhe fuqive perëndimore, edhe Maqedonia të cilin synonin ta destabilizonin përmes Gruevskit, u dështoj. Tani synimet i kanë në Bosnje dhe Kosovë, duke i shpallur si shtete jofunksionale.

Image
Leon Duhanaj

Prandaj, çdo ndarje e Bosnjës respektivisht Kosovës është realizim i planit serb. Për fat të keq, këtij plani i ndihmuan shumë shqiptarët, duke filluar nga ata që nuk lanë gurë pa rrotulluar duke luftuar shtetësinë e Kosovës kinse nën synimin e "bashkimit kombëtarë". Ata që nuk lanë fond pa keqpërdorur, pasuri pa vjedhur e shpërdoruar. Pos kësaj shkatërruan çdo segment duke filluar nga drejtësia, arsimi, shëndetësia e deri tek kultura, e deri tek ata që viteve të fundit e promovuan shkëmbimin, korrigjimin apo ndarjen si opsion.

Shqiptarët, e kanë vetëm një shans dhe, atë duke e ruajtur shtetin e Kosovës dhe tërësinë territoriale ashtu siç e ruajtën me luftë. Nëse nuk janë unik, do të pendohemi me vonë, sepse serbet edhe nëse e ndajnë Kosovën, prapë do të mbeten prezentë në pjesën e mbetur. Kjo sepse shqiptarët me herët u kujdesen t'ua falin trashëgiminë kulturore ortodokse. Trashëgimi të cilën serbet do ta kontrollojnë dhe, në emër të së cilës do të qëndrojnë në Kosovë.

Pra, e vetmja mundësi dhe zgjidhje e mirë për shqiptarët është mbrojtja e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Kosovës”, përfundoi, Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat