Haradinaj: Veseli e Thaçi e kanë dëmtuar pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Veseli e Thaçi e kanë dëmtuar pavarësinë e Kosovës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:12
AAK

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi në Gjilan me simpatizantë e mbështetës të AAK-së, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli, se sipas tij, i kanë shkaktuar dëm të madh pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj tha se liderët e mëhershëm, të pas pavarësisë nuk i kanë dhënë rëndësinë e merituar ndaj faktit se Kosova është e pavarur.

“Arsyeja pse PDK i ka humbur këto kualitete, është se ata nuk kanë mundur për të bërë shkëputjen në periudhën e para pavarësisë dhe pas pavarësisë. Ata i kanë nxjerrë në vështirësi edhe partnerët, sepse ata e kanë vuajtur një gjendje, pasi që Kosova paraqitej si një vend që nuk mund ta qeverisë veten”, tha Haradinaj.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK- PSD ka thënë se Kosova duhet të ketë qeveri burimore.

“Edhe pse kemi vuajtur shumë, në periudhën deri në liri, prapë se prapë na vjen mirë që çështja e Kosovës, është burimore, nuk jemi më të qeverisur nga të tjerët. Një shtet kur e shpall veten të pavarur, është i detyruar, obligohet ta qeverisë veten dhe t’i mbajë përgjegjësitë. Nëse nuk e qeveris veten, është dëm i madh, mohohet ajo që ka ndodhur dhe mund të humbet ndonjë prej komponentëve të pavarësisë. Pavarësia të obligon të qeverisësh vetë, t’i mbash përgjegjësitë, dhe t’i mbash raportet. Prej këtij rreziku, humb edhe territor”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat