Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka zhvilluar shumë beteja të fuqishme përballë okupatorit serbë.
Një ndër betejat e shumta është edhe ajo e Shtatorit. Mirëpo, kjo betejë sipas historianit Safet Hasani, i cili është edhe ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është harruar.
Hasani, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 21 vjetorin e kësaj beteje, ku thotë se Brigada 142 u shndërruar simbol i rezistencës kundër forcave serbe.
Sipas tij, kjo betejë nuk përmendet fare, pasi ushtarët e kësaj brigade nuk vepruan për lavde, por për ta çliruar popullin shqiptar.
Lexojeni postimin e plotë:
21 vite më parë, ishte njëra ndër betejat më të ashpra kundër forcave serbe, e njohur si “Beteja e Madhe e Shtatorit”!
“Beteja e 22 Shtatorit” ishte padyshim njëra ndër operacionet më të ashpra nga forcat armike serbe kundër njësive të UÇK-së. Në këtë betejë, njësitë e UÇK-së, posaçërisht, brigada 142 u shndërrua simbol i rezistencës kundër forcave serbe.
Brigada 142, me të gjitha njësitë e saja u bë shkëmb i pathyeshëm, si dhe, mësim për njësitë e zonave tjera se si duhet veprohet. Beteja e 22 shtatorit, por edhe luftimet dhe betejat tjera të zhvilluara nga Brigada 142, sikur kanë mbetur në heshtje! Nuk përmenden fare!
Arsyeja është se, ushtarët e kësaj brigadë nuk vepruan për lavde, por, për ta çliruar popullin shqiptar dhe vendin. Dhe, nuk ishte qëllimi të rrahjegjoksit për dështime, por, vetëm të japet kontributi që na takon.