Kandidati i PDK-së për deputet thotë se në Vetëvendosje ka fëmijë të “udbashëve”

Aktuale

Kandidati i PDK-së për deputet thotë se në Vetëvendosje ka fëmijë të “udbashëve”

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:38
Halit Krasniqi

Debat i ashpër është zhvilluar në Malishevë ndërmjet kandidatëve për deputet i cili është zhvilluar në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”.

Kandidati nga koalicioni AAK – PSD, Fatmir Shurdhaj e ka akuzuar PDK-në se e ka shkatërruar shtetin.

“PDK është bërë parti gjahtare dhe asnjëherë programin e vet nuk e ka zbatuar. PDK është përgjegjëse për të gjitha problemet që kanë ndodh në Kosovë. Në PDK montojnë proceseve gjyqësore dhe politike. Në kokën e krimit janë ngërzitë e PDK-së. PDK e ka montuar rastin e Fatmir Limajt”, ka thënë Shurdhaj.

Edhe kandidatja e Vetëvendosjes Jetmira Vrenezi e ka fajësuar PDK-në se ka shkaktuar shtetin.

“Ju e keni shkatërruar shtetin e Kosovës, çka keni bërë ju për Malishevën”, ka thënë Vrenezi.

Ndërkohë Halit Krasniqi i PDK-së ju është kundërpërgjigjur duke thënë se partia që i takon e ka shpallur pavarësinë dhe e ka ndërtuar vendin.

Krasniqi ka thënë se familjar të krerëve të Vetëvendosjes i kanë shërbyer UDB-së serbe.

“Nënkryetarja e Albin Kurtit është e bija e UDB-shit që ka persekutuar shqiptarët. Me megafon dalshin në protestë djemtë e “udabashëve”, tash çohen e nderojnë flamurin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi./Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat