Lushtaku: E kam votuar Rugovën dhe e kam pasur fotografinë e tij në lokal

Aktuale

Lushtaku: E kam votuar Rugovën dhe e kam pasur fotografinë e tij në lokal

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 20:56
Sami Lushtaku

Gani Geci LDK’së dhe Sami Lushtaku i PDK’së po flasin në Pressing për shumëçka që lidhet me luftën, pasluftën dhe politikën dhe ballafaqojnë argumentet e tyre mbi çështjet për të cilat mbajnë pozicione të kundërta.

Sami Lushtaku ka treguar se e ka votuar Ibrahim Rugovën në vitin 1992.

“Po, po pa dyshim se e kam votuar Ibrahim Rugovën në vitin 1992, bile e kam pasur edhe fotografinë e tij në lokal në Skenderaj”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka treguar se për këto raste ka pasur edhe telashe me policinë.

“Bile për këto votime jemi përleshur edhe me policinë e atëhershme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat