Gani Geci: Unë s’e kam pasur askënd komandant pos Adem Jasharit

Aktuale

Gani Geci: Unë s’e kam pasur askënd komandant pos Adem Jasharit

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 21:23
Ai thotë se nuk ka qenë i dëgjueshëm ndaj komandantëve sepse e konsideron vetën më të mirë se të tjerët.

Ish-pjesëtarët e UÇK’së, Gani Geci dhe Sami Lushtaku, në emisionin Pressing folën për luftën që është zhvilluar në Drenicë.

Derisa Lushtaku e ka përshkruar Gecin si ushtar të zot, por të padiciplinuar.

“Edhe pse kemi pasur mospajtime politike, Ganiu ka qenë ushtar i zot por më shumë është sjell si paramilitar. Nuk e ka dëgjuar askënd”, ka thënë Lushtaku.

E, Geci e ka një shpjegim rreth ‘mosdiciplinës’ në luftë.

Ai thotë se nuk ka qenë i dëgjueshëm ndaj komandantëve sepse e konsideron vetën më të mirë se të tjerët.

“Kam qenë më i miri. Pse me ardhë Rexhep Selimi kur unë kam qenë aty para tij. Komandant e kam pasur vetëm Adem Jasharin. Të dytin e kam shënuar vetën”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat