Mërgim Lushtaku: Skenderaj do të mbetet bastion i PDK-së

Aktuale

Mërgim Lushtaku: Skenderaj do të mbetet bastion i PDK-së

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:36
Mërgim Lushtaku

Kandidati për deputet i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet e 6 tetorit dhe se Skenderaj do të mbetet bastion i kësaj partie.

Ai këto deklarata i dha gjatë debatit në emisionin “Frontal”, që këtë herë është mbajtur në Skenderaj e që përballë kishte Isa Xhemajlajn e Nismës dhe Naim Bazajn e AAK-së.

“Jemi më unik se kurrë për ti fituar zgjedhjet. Në platformën e re, me kryeministër Kadri Veselin, kemi prioritet zhvillimin ekonomik dhe do ti mbështesim bizneset që të rrisim numrin e punëtorëve”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka fajësuar qeveritë e kaluara, të drejtuara na LDK e AAK për numrin e vogël të investimeve në Drenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat