Gazetari Maliqi vjen me një lajm të mirë nga Interpol-i

Aktuale

Gazetari Maliqi vjen me një lajm të mirë nga Interpol-i

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:49
Nefail Maliqi

Lion (Interpol) -Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it mund të konfirmojë se një kërkesë e re për anëtarësim është marrë nga Kosova (“The INTERPOL General Secretariat can confirm that a new application for membership has been received from Kosovo.”). Ky lajm ju eshte konfirmuar nga Interpoli gazetarit te agjencise së lajmeve “Presheva Jonë”.

Se kush vendos për pranimin e Kosovës ne Interpol zyrtaret te kesaj organizate boterore te policise nderkombëtare antikrim sot agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” i kane thenë se “për anteresimine Kosoves ne Interpol, nuk vendso as Beogradi e as Prishtina, por Asambleja e Pergjithshme e organizates sone, ne fakt anetaret e saj..”

Ministri Pacolli optimist se kesaj radhe Kosova do te anteresohet ne Asambalne e Përgjithshme ne Kili, meqe gjitha kriteret i kemi plotesuar

Komiteti Ekzekutiv do te aprovojë agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 88 në mbledhjen e ardhshme në tetor. Agjenda atëherë votohet në Kuvend, kështu që ne nuk mund të sigurojmë më shumë informacion në këtë fazë..”  njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga selia e  Interpol-it.. Komiteti Ekzekutiv i Interpolit ka 13 anëtarë – Algjeria, Rusia, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Brazili, Moldavia, Angola, Nigeria, Holanda dhe Presidenca e Koresë së Jugut – ndërsa vendet e Amerikës dhe Azisë janë boshe.

Nga këto vende, shtatë nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet nga 15 deri në 18 tetor në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

Ish-presiden i  Kosoves, njëherit Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova do të hyjë në rend dite për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahet në Kili.

Pacolli ka uruar që Serbia t’i thërret zërit të arsyes dhe mos të veprojë me obstruksionet e saj kundër paqes dhe sigurisë.

“Sesionin e i 88 i Asambleja së Përgjithshme së INTERPOL-it do të mbahet siovjet në Kili në nentor dhe do të jetë Komiteti Ekzekutiv ai i cili miraton axhendën e cila ende nuk është finalizuar…” ka thëne sot znj.R.B. zyrtare e larte e Interpolit për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

“Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it mund të konfirmojë se një kërkesë e re për anëtarësim është marrë nga Kosova parta kater muajsh pikerrisht me 3 mars te ketij viti.  Të gjitha kërkesat për anëtarësim në INTERPOL duhet të ndjekin rregullat e Organizatës sone” thote ne vazhdim zyrtarja e Interpolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat