Memli Krasniqi: Albin Kurti s’ka pasë guximin të jetë ushtar i UÇK-së

Aktuale

Memli Krasniqi: Albin Kurti s’ka pasë guximin të jetë ushtar i UÇK-së

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:15
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi nga PDK ka thënë se nuk ka gjë më të ligë sesa të bëhet marketing me flamurin kombëtar.

“Ai është flamur i krejt shqiptarëve. Gjenerata janë sakrifikuar dhe kanë luftuar për liri me atë flamur”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“Albin Kurti nuk ka pasë guximin që të jetë ushtar i UCK-së. Të mundohet ta patentojë veten që e respekton atë flamur më shumë se PDK që është pasuese e UCK-së – këtë mund ta besoj dikush, por unë besoj se kjo rrjedh nga kompleksi i inferioritetit”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“Kur është dashtë të japin për Kosovën nuk kanë qenë të gatshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat