Paralajmërohen kundërshtarët e Vjosa Osmanit: Fitorja e LDK-së e pashmangshme dhe e fuqishme

Aktuale

Paralajmërohen kundërshtarët e Vjosa Osmanit: Fitorja e LDK-së e pashmangshme dhe e fuqishme

Nga: N.H Më: 29 shtator 2019 Në ora: 18:23
Vjosa Osmani në Prishtinë

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, ka komentuar tubimin elektoral të LDK-së në Mitrovicë, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, në këtë vend pritje ishte e ngrohtë për kandidaten e LDK-së, dhe njëherit një atmosferë festive që i paraprinë fitores së madhe të Vjosa Osmanit në vendlindje dhe LDK-së në gjithë Kosovën.

Ai mes tjerash ka paralajmëruar se fitorja e LDK-së në këto zgjedhje është e pashmangshme dhe e fuqishme.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fatmir Bajraj

Vrull vullkanik i LDK-së n'Mitrovicë !

Mbeshtetje e zotim me një besë.

Nën intonimin e himnit të Dardanisë Antike-Kosovës : "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë", u hap fushata zgjedhore e LDK-së n'Mitrovicë.

Në Mitrovicën e Isa Boletinit, Rexhep Mitrovicës, Agim Hajrizit, profesor Latif Berishës , Faruk Spahiut e tjerë.

Në Mitrovicën e Minatorëve të Mitrovicës 89, të atyre gardianëve të mbrojtjës së lirisë dhe subjektivitetit nacional të Kosovës dhe shqiptarëve n'ish Jugosllavi.

Kryemnistrja n'ardhje e Republikës së Kosovës, bija e Mitrovicës (Mitrovicalikja), dhe e gjithë Kosovës, kerkoj besimin për t'dhënë zotimin së kjo plagë e rëndë dhe e pa sheruar e gjithë Kosovës, Mitrovica e cila ende s'ka shijuar frytët e lirisë n'plotëni, me LDK-në dhe Vjosën Kryeministre, do t'a bëjë raelitet të prekshëm, ëndrrën e ndrydhur që dy dekada.

Pritje e ngrohtë, atmosferë festive që i paraprinë fitores së madhe të Vjosa Osmanit n'Vendlindje dhe LDK-së në gjithë Kosovën.

Vjosa Osmani u pritë në Mitrovicën e saj si një shpetimtare e Mitrovicës dhe e gjithë Kosovës, me ç'rast ajo dha besen dhe zotimin për plotësimin e premtimeve të dhëna, të cilave Vjosa gjithmonë u ka dal zot.

Ata të cilët sollen Mitrovicën n'këtë gjendje, të cilet për pushtetin dhe lekurën e tyre, ishin t'gatshëm të tregetojnë fatet e vendit pergjithësisht dhe atë të Mitrovicës n'veqanti, do dërgohen n'opozitë me vullnetin e Sovranit me 6 tetor 2019.

Fitorja e LDK-së dhe e Kryemnistrës Vjosa Osmani, është e pashmangshme dhe e fuqishme...!

Nga 6 tetor 2019, Mitrovica do quhet edhe Mitrovica e Vjosa Osmanit.

U përmbyllë me këngën : "Ushtrinë time do t'a bëjë me Ibrahim Rugoven" me emocione t'jashtzakonshme të dives shqiptare, zonjës Adelina Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat