Haradinaj: Ia mora dialogun Mogherinit, e çova te Merkeli dhe Makroni - Bota Sot
Haradinaj: Ia mora dialogun Mogherinit, e çova te Merkeli dhe Makroni

Aktuale

Haradinaj: Ia mora dialogun Mogherinit, e çova te Merkeli dhe Makroni

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 19:06
AAK

I nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në tubimin e koalicionit në Istog.

Ai ka folur, përveç tjerash edhe për procesin e dialogut të udhëhequr nga Federica Mogherini, të cilin e ka quajtur të rrezikshëm.

“Ka qenë shumë me rëndësi me e ndalë dialogun e zonjës Mogherini, jo me e marr unë, por me e ndal atë dialog. Ai dialog ka qenë në drejtim të gabuar, jo transparent, me rreziqe për Kosovën. Për fat është ndalë dialogu i zonjës Mogherini, është heq ai dialog edhe zotit Thaçi e zotit Vuçiq ia kam larguar dialogun, jo me e marr unë po ia kam largu dialogun e kemi çu në tavolinë te Merkel dhe Macron. Kjo nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë dhe nuk do të ndodhte pa përkrahjen e Amerikës”, ka thënë Haradinaj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...