Prokuroria vazhdon pastrimin e listave të ‘veteranëve të rrejshëm’ - Bota Sot
Prokuroria vazhdon pastrimin e listave të ‘veteranëve të rrejshëm’

Aktuale

Prokuroria vazhdon pastrimin e listave të ‘veteranëve të rrejshëm’

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:30
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Prizrenit është duke vazhduar intervistimin e personave që janë të përfshirë në listën e veteranëve të rrejshëm, listë kjo që u publikua një vit më parë në media.

Prokuroria në aktakuzën e parë të rastit Veteranët kishte përfshirë hiç më pak se 20.238 emra që marrin kundërligjshëm pension të veteranit të luftës.

Mirëpo kjo listë nuk ishte e drejta pasi në të u përfshin edhe veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku në atë kohë kishte ngjallur reagime të shumta nga emrat në të cilën ishin pjesë e listës.

Prokuroria nuk e kishte mohuar që ka ndodhur ndonjë lëshim gjatë hetimeve dhe grumbullimit të hetimeve e veteranëve të rrejshëm, duke thënë se veteranët e rrejshëm do të tërhiqen nga kjo listë.

Metro mëson se gjatë kësaj jave në Prokurorinë Themelore të Prizrenit do të intervistohen një numër i personave që janë në listën e ‘veteranëve të rrejshëm’, ku do të bëhet edhe verifikimi i tyre.

Në media javën e kaluar është raportuar se nga lista e ‘veteranëve të rrejshëm’ janë larguar 738 emra.

Ndërkaq ‘veteranët e rrejshëm’ nga fillimi i viti 2015 deri në muajin gusht 2018 buxhetit të Kosovës i kanë shkaktuar dëmin në shumën prej 88,769,217.04 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...