Mazrekaj: Nostalgji për takimet me Presidentin Rugova

Aktuale

Mazrekaj: Nostalgji për takimet me Presidentin Rugova

Nga: G.B Më: 2 tetor 2019 Në ora: 18:59
Xhevdet Mazrekaj me Presidentin Ibrahim Rugova

Botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, ka kujtuar kohën kur është takuar me Presidentin Ibrahim Rugova, derisa ka thënë se ndjen nostalgji për ato takime.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar një fotografi me presidentin Rugova të vitit 2000, derisa ka thënë se fotografia ka vlerë të madhe e të veçantë për të, pavarësisht kualitetit të dobët, përcjell Bota sot.

Mazrekaj ka thënë se takimet me të ishin gjithmonë të hareshme, duke shtuar se Rugova ishte njeri pozitiv dhe që figura e tij është e pakrahasueshme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nostalgji për takimet me Presidentin Rugova

Kjo fotografi është nxjerrë nga një video e realizuar në vitin 2000. Mbase ka kualitet të dobët, por për mua ka një vlerë të madhe e të veçantë.

Takimet me Presidentin ishin gjithmonë të hareshme. Ishte njeri pozitiv, andaj edhe nuk na mungonte kurrë buzëqeshja. Një atmosferë e tillë përshkruhet edhe në këtë fotografi.

Figura e Presidentit Rugova me të vërtetë është e pakrahasueshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat