Flamur Shala i LDK-së dezortoi në PDK

Aktuale

Flamur Shala i LDK-së dezortoi në PDK

Nga: A.M. Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:56
Kadri Veseli, Flamur Shala

Flamur Shala ish shefi i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, ka dezortuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetar i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ishte Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asamblist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë. #PDK112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat