Kështu do të përmirësohet Shërbimi Korrektues nga VV dhe Bajqinovci

Aktuale

Kështu do të përmirësohet Shërbimi Korrektues nga VV dhe Bajqinovci

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:38
Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosja, Mefail Bajqinovci, e ka ngritur çështjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës, për të cilin thotë se nuk ka pasur udhëheqje të mirëfilltë e cila do ti jepte drejtimin e duhur këtij shërbimi kaq të rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë.

Ai thotë se të gjithë drejtorët e gjertanishëm janë emëruar apo janë përzgjedhë nga klanet politike në pushtet të cilave iu kanë shërbyer me besnikëri të plotë.

Bajqinovci thekson se me ardhjen e Qeverisë Kurti, ky zinxhir i këtyre klaneve dhe grupacioneve do të shkëputet dhe se do të vinë në shprehje njerëzit profesionist, me vizione të qarta dhe me të kaluar të pastër.

Postimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës edhe pse është institucion i rëndësisë së veçant nuk ishte prioritet i asnjë qeverie deri më sot.
Me buxhet të ultë dhe me menaxhim të dobët dhe skandale të njëpasnjëshme, shumë drejtorë dhe zv. drejtorë si dhe udhëheqës të SHKK-së janë arrestuar dhe akuzuar për keqpërdorim të detyrës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës u themelua me 05 nëntor 1999 nga UNMIK-u. Që nga atëherë ky shërbim asnjëherë nuk kishte asnjë udhëheqje të mirëfilltë e cila do ti jepte drejtimin e duhur këtij shërbimi kaq të rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë.
Në këto burgje ka nepotizëm, korrupsion dhe keqmenaxhim, skandalet nuk janë ndalur për 20 vite rresht,duke filluar nga dalja e të fortëve si dhe ikja e të burgosurve që është e zakonshme e deri tek presioni nga të fuqishmit ndaj personelit.
Shumica e të burgosurve të fortë si nga politika apo biznesi nuk qëndrojnë në burgje por në QKUK, privilegje kanë vetëm kriminelët e pasur ndërsa të varfërit nuk kanë kurrfarë benificioni.
Të gjithë drejtorët e gjertanishëm janë emëruar apo janë përzgjedhë nga klanet politike në pushtet të cilave iu kanë shërbyer me besnikëri të plotë.
Këtu asnjëherë nuk është menduar për profesionalizmin e këtij shërbimi ngase profesionistët nuk kanë qenë as vet shumica e strukturave udhëheqëse të këtij shërbimi.
Shërbimi Korrektues nuk ka strukturë të mirëfilltë organizative dhe menaxhuese por vetëm njerëz të pëlqyer nga partitë në pushtet. Në 6 vitet e fundit janë ndërtuar tri burgje të reja; BSL, QP Gjilan dhe QP Prishtinë të cilat edhe pas këtyre viteve funksionojnë me vetëm 40% të kapacitetit të tyre ngase ka mungesë të stafit, infrastrukturës dhe inventarit të nevojshëm. Avansimet në pozita këtu janë bërë vetëm për të parapëlqyerit politik që iu janë përshtatë grupeve dhe klaneve të tyre.
Mungojnë programe të mirëfillta të riedukimit dhe risocializimit e që është mision primar i këtij shërbimi. Mungojnë punëtori ku të burgosurit do të aftësoheshin dhe do të përgatiteshin për jetën në liri. Edhe ato që janë shpeshherë janë keqpërdorur për qëllime individuale dhe klanore.
Burgjet e Kosovës për të pushtetshmit kanë shërbyer si biznese nga ku kanë pasur fitime marramendëse.
Me ligjin e ri për pagat, punëtorët e ShKK-s janë më të diskriminuarit. Edhe përkundër punës shumë të përgjegjshme dhe me rrezikshmëri të jashtëzakonshme, ata nuk janë as afër policisë e as afër zjarrfikësve!!! Si pasojë e tërë kësaj, punëtorët e këtij shërbimi janë në pikën më të ulët të motivimit për punë! Një pjesë të madhe të stafit iu mungojnë edhe mjetet më elementare për punë.
Uniforma e stafit përveçse është degraduese, ju jepet shumë rrallë dhe në sasi të pa mjaftueshme.
Më ardhjen e Qeverisë Kurti, ky zinxhir i këtyre klaneve dhe grupacioneve do të shkëputet. Do të vinë në shprehje njerëzit profesionist, me vizione të qarta dhe me të kaluar të pastërtë. Do të zbatohen programet ma të avancuara në riedukim dhe risocializim të atyre që kanë rënë n'desh me ligjin.
Punëtorët do të punojnë me dinjitet dhe do të ndihen krenar për punën e tyre
Edhe paga e punëtorëve do të jetë e barazvlefshme me punën, përgjegjësinë dhe rrezikshmërinë që e kanë.
Lëvizja Vetëvendosje do të punojë në avansimin e kushteve të punës si dhe do t’a bëjë ligjin e veçantë për SHKK-në.
Erdhi dita për SHKK-në
Erdhi dita për Kosovën
Mefail Bajqinovci nr20

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat