Daçiq thotë se shqiptarët duan që serbët e zgjedhur të jenë në ndikimin e tyre

Aktuale

Daçiq thotë se shqiptarët duan që serbët e zgjedhur të jenë në ndikimin e tyre

Nga: F.B Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:30
Ivica Daçiq

Ai duke fol në emër të Qeverisë së Serbisë dhe partisë së tij SPS, ka ftuar serbët që të votojnë Listën Serbe, sepse është garanci i vetëm se do kenë politikën e njëjtë me Beogradin, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se “Prishtina dëshiron që në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë të zgjidhen serbë që nuk do mbështesin interesat serbe, por që do jenë nën ndikimin e tyre.

Ai duke fol në emër të Qeverisë së Serbisë dhe partisë së tij SPS, ka ftuar serbët që të votojnë Listën Serbe, sepse është garanci i vetëm se do kenë politikën e njëjtë me Beogradin, dhe në mënyrën më të mirë do mbrohen interesat kombëtare e shtetërore.

"Prishtina dëshiron që të zgjidhen serbët që janë nën ndikimin e tyre, q do të jenë të Thaçit apo Haradinajt apo dikujt tjetër, përkatësisht serb që nuk mbështesin interesat serbe. Nga ana tjetër populli serb ka interes të zgjidhen përfaqësues nga Lista serbe që do mbrojnë interesat shtetërore e kombëtare ", iu ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.

Sipas tij Prishtina po shfrytëzon metoda të ndryshme për të arritur qëllimin e tyre, kështu që ka ndaluar hyrjen në Kosovë të përfaqësuesve gjatë fushatës, ndërkohë që serbët që nuk kanë dokumente të Kosovës nuk i lejojnë të votojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat