Konjufca: Kur do Drenica, ndryshon krejt Kosovav

Aktuale

Konjufca: Kur do Drenica, ndryshon krejt Kosovav

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 16:37
Foto nga takimi

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë sot në Skenderaj se pas fitores së tyre më 6 tetor, do të kujdesen që pasurinë e atyre që u pasuruan jashtëligjshëm t’ua kthejnë qytetarëve të Kosovës.

Konjufca tha se Drenica është simboli i vërtetë i ndryshimit të Kosovë.

Para drenicasve, kandidati për deputet tha se qeveria Kurti do te jetë qeveria e parë që do ndaj shtesa për fëmijët.

Konjufca: Erdhi dita e këtij populli që mezi ka pritur të çlirohet nga matrapazët

“Kjo nuk është Kosova që e dëshiruam dhe donin ta shihnin ata që më së shumti kanë sakrifikuar për Kosovën. Kësaj gjendje ne po mendojmë që i ka ardhur fundi. Populli tash po thotë: ‘erdhi dita’. Erdhi dita e këtij populli që mezi ka pritur me u çliru prej matrapazëve të këtij pushteti. E si mund të ndodhë kjo? Kjo mund të ndodhë vetëm me Vetëvendosjen në qeverisje e Albin Kurtin kryeministër... 36:30 Ligjin e parë për të cilin ne do t’i çojmë duart në Kuvend të Kosovës do të jetë që hajnave milionerë të pushtetit me ua marrë pasurinë dhe me ua kthy juve, sepse juve ua kanë vjedhë”, tha ai.

Sipas tij, kur do Drenica, ndryshon krejt Kosova.

Konjufca: Kur do Drenica ndryshon krejt Kosova

“Kur do Drenica, nuk ndryshon veç Skenderaj, por ndryshon krejt Kosova”, u shpreh ai.

Ndërsa kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi u shpreh se ka ikur koha e atyre që mendojnë se Drenicën e kanë pronë apo çiflig.

Duke ftuar drenicasit që të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje, Selimi tha se nëse këto të dyja bëhen bashkë, panikohet Serbia.

Selimi: Bashkimi i Drenicës me Vetëvendosjen, panik i madh për Serbinë

“Kur çohet Drenica dridhet edhe Beogradi. Çohu Drenicë sikur dikur UÇK-ja. Çohu Drenicë e sigurt... Një kombinim është i frikshëm për Serbinë, po u bënë bashkë Lëvizja Vetëvendosje dhe Drenica, nime panik do të ketë në Serbi”, thirri ai.

Kurse kandidatja tjetër për deputete nga ky subjekt, Fitore Pacolli foli për mungesë zhvillimi në Drenicë, edhe pse siç tha ajo, ishte Drenica ajo që i dha më së shumti Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat