VV: Sot pritëm shumë mërgimtarë, mërgata jonë është vula e fitores sonë

Aktuale

VV: Sot pritëm shumë mërgimtarë, mërgata jonë është vula e fitores sonë

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 19:10
VV: Sot pritëm shumë mërgimtarë

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë pritur sot bashkatdhetarë prej gjithandej globit.

“Sot pritëm shumë mërgimtarë entuziastë të sapoardhur në Kosovë nga ShBA-të, Anglia, Gjermania, Zvicra e Austria, për tubimin e fundit të madh sonte e për votimin, fitoren e festën e së dielës. Mijëra të tjerë në kufij, në ajër e në nisje drejt vendit i përshëndetëm dhe i uruam rrugë të mbarë për në atdhe”, thuhet në një postim të VV-së në Facebook.

“Mërgata e ka mbështetur gjithmonë ndryshimin dhe Lëvizjen tonë. Madje edhe paqen sociale e mbijetesën në Kosovë e kemi vetëm falë remitancave të tyre”.

“Mërgata jonë është vula e fitores sonë. Me mërgatën dhe me qeverinë Kurti e ardhmja do të jetë e ndritur e me plot mundësi për rikthimin e investimin e tyre”.

Postimi:

Sot pritëm shumë mërgimtarë entuziastë të sapoardhur në Kosovë nga ShBA-të, Anglia, Gjermania, Zvicra e Austria, për tubimin e fundit të madh sonte e për votimin, fitorën e festën e së dielës. Mijëra të tjerë në kufij, në ajër e në nisje drejt vendit i përshëndetëm dhe i uruam rrugë të mbarë për në atdhe. Mërgata e ka mbështetur gjithmonë ndryshimin dhe Lëvizjen tonë. Madje edhe paqen sociale e mbijetesën në Kosovë e kemi vetëm falë remitancave të tyre. Megjithatë, të dielën mërgata do të votojë për më shumë se paqe e mbijetesë, do të votojë për ardhjen e barazisë, drejtësisë e zhvillimit në Kosovë. Varfëria, papunësia e mungesa e të ardhmes i detyroi të fluturojnë nëpër botë, angazhimi i Lëvizjes po i ngazëllen të fluturojnë prapa në shtëpi për të mundësuar vendin që patën ëndërruar e e lëshuar. Mërgata jonë është vula e fitorës sonë. Me mërgatën dhe me qeverinë Kurti e ardhmja do të jetë e ndritur e me plot mundësi për rikthimin e investimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat