Vetëvendosje mbyll fushatën, paralajmëron fundin e sëmundjes së quajtur PAN 

Aktuale

Vetëvendosje mbyll fushatën, paralajmëron fundin e sëmundjes së quajtur PAN 

Nga: N.Sh Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:32
Pamje nga tubimi

(E plotësuar) - Albin Kurti i cili synon postin e kryeministrit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore ka thënë se gjatë mandatit të tij do të zbardhen rastet e vrasjeve të para dhe pasluftës, me qëllim të ndëshkimit të kriminelëve dhe kthimit të borxheve ndaj familjeve.

Pretendenti për kryeministër nga LVV, në sheshin “Skëndebeu” në Prishtinë, sonte tha se filozofia e pushteteve të kaluara ka qenë për vete gjithçka, ndërsa për qytetarët asgjë.

Kurti: Ne do t’i kemi borxh vetëm qytetarëve të Kosovës 

Image

“Filozofia e pushteteve të kaluara ka qenë për vete gjithçka dhe për të tjerët asgjë. Filozofia e Vetëvendosjes në qeverisje do të jetë për të tjerët të gjitha, për vetën asgjë. Për fitoren tonë ne nuk do t’i kemi borxh asnjë tajkuni shërbimi apo ambasada. Ne nuk do t’iu kemi borxh, obligim, e detyrim vetëm popullit. Ne do të ju shërbejmë pa rezervë, pa pushim e pa kursim.  Ne nuk jemi mbledhur sonte këtu as për të premtuar, e as për të gënjyer. As për të kaluarën, as për të tashmen e as për të ardhmen”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar  pesëfishimin e buxhetit për  ndihmat sociale, nga 30 milionë euro, në 150 milionë euro. Krahas kësaj, Kurti u zotua se do të ofrojnë bursa për studentë e mundësi për arsim profesional, po ashtu shtesa mujore e vjetore për fëmijët e Kosovës.

I pari i LVV-së ka thënë se do të heqin haraqin në kufi, dhe se do hapin shkollat shqipe në diasporë. Kurti mes tjerash pati edhe dy fjalë për dialogun me Serbinë.

Kurti: Dialogu i ardhshëm do të jetë parimor e simestrik

“Si kryeministër i ri pa vonesë do të filloj dialogun me pakicat prej poshtë e demokratik, e për zhvillim, duke përfshirë këtu pakicat serbe. Me Serbinë duam marrëdhënie të mira fqinjësore  dhe reciprocitet të plotë në marrëdhënie. Dialogu i ardhshëm do të jetë parimor e simetrik, e i përgatitur mirë. Unë do të udhëheq ekipin e ardhshëm të këtij dialogu, kontesti ynë nuk do të shtrohet me pyetjen se Cili është çmimi që do të paguajë Kosova, për njohjen e Serbisë, por cili është borxhi që na i ka neve Serbia dhe si mund të avancojmë në integrimet evropiane”, tha ai.

Ai ka shtuar  se ka shumë vrasje të pasqaruara para dhe pas luftës, të gjitha ato vrasje premtoi se do të zbardhen.

E, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca  tha se shumica e qytetarëve kanë të paktën një arsye për të qenë të pakënaqur për vendin.

Konjufca: Erdhi fundi i sëmundjes së quajtur PAN 

“Erdhi dita për shëndetësi, do të thotë i  erdhi fundi i sëmundjes  së quajtur PAN, PAN-hajnisë. Populli jonë gjithmonë e ka ditur që me hajna nuk ka shtet. Ilaçi për Kosovën e ka numrin 126. E emrin ilaçi e ka Vetëvendosje. Populli i Kosovës me 6 tetor do të pijë këtë ilaç, dhe do ta shërojmë Kosovën një herë e përgjithmonë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, Arben Vitia konsideroi se sonte dëshpërimi është kthyer në shpresë, ndërsa me 6 tetor do të kthehet në fitore.

Vitia: Këta që po ikin na i kanë marrë fytyrën

Video “Erdhi dita që me votën tonë t’i biemë shuplakë pafytyrësisë e paturpësisë, se këta që po ikin na i kanë marrë fytyrën. U martuan e u ndanë, e u përqafën, e u përlanë, e na bënën horë, e bënën horë shtetin. Por, tash le të bëjnë bash çfarë të duanë mes vete. Sepse erdhi dita që t’i jepet fund fyerjes që na i bënën që 20 vjet. Kosova jonë është Republikë e grave , të rinjve, mërgimtarëve, punëtorëve, bujqve dhe minatorëve. Republika e atyre që dhanë gjakun dhe jetën e atyre”, tha ai.

Saranda Bogujevci  nga LVV u shpreh e bindur që tashmë ka  ardhur dita që as edhe një familje të mos frikësohet më për fëmijët që do të migrojnë për shkak të mos punësimit. Liria tha se meritohet të jetohet me dinjitet, për çka tha se beteja e fundit do të fitohet me 6 tetor.

***

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës të kësaj fushate elektorale në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në tubim u panë shumë flamuj kombëtar dhe i gjithë tubimi filloi me intonimin e himnit. Nuk munguan as flamujt shtetëror dhe simbolet. Po ashtu u panë edhe flamuj të shteteve mike si ato të SHBA-së, Gjermanisë etj…

Vend i veçantë afër skenës ishte i rezervuar për Avni Deharin, babain e aktivistit të ndjerë, Astritit.

Image

Një numër i madh i mbështetësve të Lëvizjes ishin të pranishëm në këtë tubim. Secili prej tyre mundohej të zinte një vend më përpara, thuajse donin të shihnin sa më afër me  sytë e tyre liderin e këtij subjekti, Albin Kurtin.

Tubimin e filloi kryetari i degës së Lëvizjes në Prishtinë, Arben Vitia. Ai i falënderoi të gjithë të pranishmit dhe i përgëzoi për guximin e tyre që të qëndrojnë në vend përkundër problemeve të shumta socioekonomike. Pas tij morri fjalën Albulena Haxhiu e cila u prit me brohorima.

Albulena Haxhiu nga tubimi në Prishtinë tha se Qeveria Kurti do të hapë kapitullin e ri për të rinjtë, për vajzat për gratë, për nënat, të cilat me padurim po presin fitoren e LVV-së, shkruan “Bota sot”.

“Kriminelët janë sëmundja e këtij vendi. E Vetëvendosja është ilaqi”

“E dashura mërgatë, aktivistë të palodhshëm të LVV-së, vajza e gra, të rinj e të reja, faleminderit nga zemra për këmngulësinë tuaj. Me ju do të ecim drejt, nuk do të përkulemi dhe me ju do të fitojmë”.

Pasi doli Glauk Konjufca në skenë simpatizantët u hodhën në ovacione të mëdha.

U dëgjuan britmat “Hajnat në burg”. E Konjufca u përgjigj me sarkazëm duke thënë se shumë mirë po e dini ku e kanë vendin hajnat.

“Kriminelët janë sëmundja e këtij vendi. E Vetëvendosja është ilaqi”, tha Konjufca.

Glauk Konjufca ka përshëndetur Avni Deharin e aktivistit të ndjerë Astrit Dehari dhe Shaban Xheladinin e Kadri Balajn, baballarët e aktivistëve të vrarë të Vetëvendosje.

“Ajo listë e deputetëve, ku Albin Kurti prinë e Sali Zyba na ruan shpinën është lista fitimtare. Kemi qenë këto ditë në gjithë Kosovën dhe i kemi takua qytetarët. Mirëpo ajo çka kemi digju nga ta na ka pikëllu, por në të njëjtën kohë kur kanë tregu se kë kanë me votu na kanë mbushur plotë shpresë. Ata do të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Konjufca.

Ai tutje tha se shumica e qytetarëve të vendit tonë e kanë nga një arsye për të qenë të pakënaqur me gjendjen në të cilën jemi.

“Erdhi dita, Vetëvendosje del e para, me Albinin na prinë e mbara”, tha Konjufca.

“6 tetori, një datë si data e lirisë. 126, numri i çlirimit Vetëvendosje"

Në anën tjetër, Saranda Bogujevci thotë se të bashkuar do të shkojmë drejt fitores. Bogujevci ka përkujtuar se si e ka humbur familjen e saj nga forcat serbe. Ajo ka treguar se çka i kanë thënë qytetarët e Kosovës, pas bisedimeve që ka bërë më ta.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka ikur përgjegjësisë asnjëherë dhe nuk është si partitë tjera. Ajo thotë se betejën e fundit do ta fitojnë me 6 tetor, dhe më askush nuk do të ik nga vendi, sepse Lëvizja po vjen.

“6 tetori, një datë si data e lirisë. 126, një numër si numri i çlirimit Vetëvendosje, dhe një emër, si emri i ndryshimit kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, është shprehur ajo para mijëra qytetarëve.

Ovacionet më të mëdha ishin të rezervuara për liderin. Albin Kurti sapo u fut në skenë u përcoll me brhorima të mëdha. Çdo fjali e tij merrte ovacione.

“Albin Kurti, Albin Kurti”, ishin thirrjet e simpatizantëve.

“Teksa presim me padurim ditën e zgjedhjeve unë dëshiroj që të u kushtoj një falënderim aktivistëve të Lëvizjes. Qindra qytetarë dhe aktivistë edhe nëpër shtetet perëndimore janë gurët dhe shtyllat e Lëvizjes. Ata duan ta shohin Kosovën të zhvilluar dhe të bukur”, ka thënë Kurti.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se, pas mijëra kilometrave, qindra takimeve anë e mbanë Kosovës, fushata jonë po përmbyllët në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

“Ka shumë flamuj në këtë tubim madhështor, sepse Lëvizja nuk është vetëm e jona. Lëvizja është e gjithëve, është porsi një lum pa brigje, edhe pse është lum nuk ka brigje, edhe pse nuk ka brigje megjithatë është lum. Ne se kontrollojmë rritjen e saj, por ajo e kontrollon edhe rritjen edhe neve. Kjo fushatë zgjedhore ishte marramendëse me intensitetin e vet”, tha Kurti.

Kurti tha se disa aktivist e fillonin punën para se të lind dielli ndërsa e përfundonin pas mesnatës.

"Filozofia e pushteteve të kaluar ka qenë, për vete gjithçka e për të tjerët asgjë”

Ai ka falënderuar edhe aktivistët dhe vullnetarët që i kanë ndihmuar Lëvizjes Vetëvendosje, që kanë punuar në fushatë në emër të LVV dhe në emrin e Kurtit.

Kurti tutje shprehet se fitorja është e sigurt.

“Jemi përforcuar, po shtohemi po rritemi, po zgjerohemi, do të fitojmë sepse duhet, bashkë si ide, shpresë, punë fuqi dhe ndryshim. Nuk jemi vet sepse jemi bashkë, dhe nuk jemi për vete sepse jemi për juve. Filozofia e pushteteve të kaluar ka qenë, për vete gjithçka e për të tjerët asgjë”, shton ai.

Ai tha se do t’i ketë borxh obligim dhe detyrim vetëm popullit.

“Ne nuk jemi mbledhur sonte këtu, as për të premtuar e as për të gënjyer. As për të kaluarën, as për tashmen e as për të ardhmen. Si qeveri e re e Kosovës, do ta gjejmë Kosovën me një gjendje shumë të rëndë. Çdo i 6 qytetarë i Kosovës është i varfër. Minatorët tanë të cilët flejnë mbi arë nuk kanë jorgan për tu mbuluar. Bujqit nuk mund të punojnë tokën, se kur shkojnë të blejnë derivate, traktori i tyre llogaritet sikur të jetë mercedes. Mbi 1 miliardë euro në vit që dërgon mërgata jonë e financojnë importin dhe ato përbëjnë 90 përqind të investimeve të huaja direkte”, ka thënë tutje Kurti.

Kurti më pas ka thënë se, dija është kapitali i vetëm që shumëfishohet duke u ndarë, dhe padituria është më e shtrenjtë sesa cilido arsimim i shtrenjtë.

Qeveria Kurti do ta stimuloj leximin duke e bërë kulturë e jo hobi.

Ai thotë se vizioni i VV-së për arsimin ka gjashtë zona.

“Mërgata jonë është ndërgjegjja kombit që nuk flen kurrë. Ajo është zemra jonë, është zemra jonë, mërgata është motori ynë ekonomik dhe kapitali ynë i çmueshëm njerëzor”.

Kurti tutje deklaron se, do të ketë ujë në fshatë, shkolla të mira, ambulanca moderne e rrugë të sigurta, arsim cilësor e transport publik.

“Qeveria jonë do të sjellë 1 mijë bursa për vajzat studente”.

“Me Shqipërinë do të bashkëpunojmë ngushtë në integrim”, tha Kurti.

Zgjedhjet mbahen me datën 6 tetor, dhe lirisht mund të thuhet se Vetëvendosje po futet fuqishëm dhe me plot besim në zgjedhjet e parakohshme që po cilësohen si vendimtare për shtetin tonë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat