AAK-PSD e “shpallin” veten fituese ende pa mbaruar procesi i votimit

Aktuale

AAK-PSD e “shpallin” veten fituese ende pa mbaruar procesi i votimit

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:21
Haradinaj dhe Ahmeti

Nga koalicioni AAK-PSD, po e shpallin veten fitues ende pa filluar numërimi i votave nga zgjedhjet e parakohshme.

Meliza Haradinaj, përfaqësuese e koalicionit AAK-PSD, ka thënë se kjo do të jetë fitorja më e madhe e këtyre subjekteve.

“I kam tri gjëra te ndaj me ju. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do të jenë fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Sipas të dhenave del të jetë rezulatati më i mirë që kemi pasur këto vite. Procesi po shkon mirë pa incidente dhe pa vërejtje. Dalja del te jetë deri 30 përqind dhe krahasuar me vitin 2017 del te jetë 2 përqind më e madhe dhe kjo është një shenjë e mirë”, ka deklaruar ajo.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në orët e mbetura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat