Vëllai i këtij kandidati për deputet nga PDK, po iu qëndron para “hunëve” votuesve

Aktuale

Vëllai i këtij kandidati për deputet nga PDK, po iu qëndron para “hunëve” votuesve

Nga: B.S Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas edhe qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Gjatë ditës është raportuar për disa incidente të ndodhura në disa vende.

Gazeta “Bota sot”, ka mësuar se vëllai i deputetit të PDK-së, Isni Kilaj, Fatmir Kilaj, është parë në vazhdimësi në qendrën e votimeve në Malishevë.

Nuk dihet edhe me tej arsyeja e qëndrimit të tij në këtë qendër. Ani pse, Kilaj vije nga fshati Lumishtë, dhe edhe qendra e tij e votimit është pra në këtë fshat, dhe jo në Malishevë.

Ndërsa, kujtojmë se zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat