Paçarizi: Konjufca me cinizëm të tepruar kur ia uroi vendin e dytë LDK-së

Aktuale

Paçarizi: Konjufca me cinizëm të tepruar kur ia uroi vendin e dytë LDK-së

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 21:18
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi, ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës i cili ia uroi vendin e dytë LDK’së.

“Nëse këto të dyja janë në sondazhe me nga 30 % ateherë mund të bëhet përmbysje në favor të njërës ose tjetrës. Duhet të pritet numërimi deri në votën e fundit. Një rezultat të ngjashëm kemi pasë për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Duhet të presim numërimin deri në fund. Një kalim eventual i Nismas’s do ta ndryshonte raportin mes forcave. Mu duk pak cinik zoti Konjufca kur ia uroi vendin e dytë LDK’së dhe cinizmi i teprumë në momentin kur po flasim për brishtësinë e mundësive të koalicioneve mund të ndikojë në këto koalicione”, ka thënë ai.

"Ne jemi aktualisht duke i procesuar të dhënat tona që po vijnë nga çdo qendër e votimit. Të dhënat tona tregojnë që LVV është e para. LVV i ka fituar këto zgjedhje. Unë i uroj qytetarët e Kosovës, ishte një proces shumë demokratik me të cilin jemi shumë të kënaqur si LVV. Me këtë rast shprehim edhe urimin tonë për vendin e dytë që e ka marr LDK, me të cilën mendoj që do ta bëjmë një qeveri shumë të mirë për Kosovën... Unë jam i bindur që mbi 10 komuna ka dal e para LVV", tha ai.

Ndryshe, Konjufca tha se kanë qenë prej zgjedhjeve me më së paku incidente dhe sipas tij e rëndësishme është që ka folur sovrani. Konjufca tha se do t’i mbrojnë votat e qytetarëve të Kosovës, sepse sipas tij është e rëndësishme që ky zë i qytetarëve të ruhet derisa numërohen nga KQZ.

Ai ka falënderuar institucionet e sigurisë, Policinë e Kosovës që tha se janë kujdesur që gjithçka të shkojë mirë si në fushatë, ashtu edhe sot kur është votuar.

Konjufca foli edhe për fotografimin e votës, ku tha se ato që argumentohen se ka fotografi të votës do të procedohen në institucione të sigurisë.

Ai bëri të ditur se LVV do të dal për të festuar në shesh dhe ku tha se kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat