Rashiti: Këtë duhet ta bëjnë Kurti-Osmani që të qeverisin 4 vitet e ardhshme

Aktuale

Rashiti: Këtë duhet ta bëjnë Kurti-Osmani që të qeverisin 4 vitet e ardhshme

Nga: A.Zh Më: 7 tetor 2019 Në ora: 10:52
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti i çështjeve politike Naim Rashiti, ka thënë se Qeverinë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e pret një agjendë e ngarkuar, për nga numri i temave dhe pesha e tyre.

Ai ka thënë se qeveria e Kurtit, duhet të sigurojë mbështetjen ndërkombëtare dhe atë popullore, në mënyrë që të qeverisë për 4 vitet e ardhshme, përcjell Bota sot.

Postimi i Rashitit në Facebook:

Qeverinë Kurti-Osmani e pret një agjendë e ngarkuar, për nga nga numri i temave dhe pesha e tyre.

Qeveria e Isa Mustafës (2014-2017) kishte mbështetje të madhe ndërkombëtare por jo mbështetjen e qytetarëve të Kosvoës

Qeveria e Ramush Haradinaj (2017-2019) kishte mbështetje popullore por nuk siguroi mbështetje të mjaftueshme ndërkombëtare.

Qeveria e Kurtit duhet të sigroj të dyja nëse dëshiron të qeverisë 4 vite.

Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat