Rezultatet e para të kandidatëve për deputetë: Ja si renditet Daut Haradinaj në listën AAK-PSD

Aktuale

Rezultatet e para të kandidatëve për deputetë: Ja si renditet Daut Haradinaj në listën AAK-PSD

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:23
Daut Haradinaj

Dy partitë opozitare nga legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shënuan fitore në raport me partitë që ishin në pushtet. Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, është subjekti politik që duhet t’i iniciojë bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme.

Nga 98 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar rreth 26 për qind, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar rreth 25 për qind të votave.

Në vendin e tretë renditet PDK-ja me rreth 22 për qind, kurse në vendin e katërt është AAK-ja me rreth 12 për qind.

Nisma aktualisht nuk e kalon pragun prej 5 për qind, pasi ka 4.89 për qind.

Tashmë kur rezultatet janë afër zyrtarizimit edhe nga KQZ-ja, me interesim priten votat që kanë marrë kandidatët për deputet.

Siç qëndrojnë punët, VV-ja me këtë rezultat pritet t’i ketë 31 deputetë, LDK-ja 30, PDK-ja 25 dhe AAK 15.

Media merr vesh se në listën e koalicionit AAK-PSD më i votuari sigurisht se është bartësi i listës, Ramush Haradinaj, mirëpo menjëherë pas tij renditet Daut Haradinaj.

Burimet tona thonë se Daut Haradinaj pritet t’i merr rreth 30 mijë vota.

“Haradinaj vetëm në Deçan i ka afërisht 7100 vota, kurse edhe në komunat tjera të Dukagjinit qëndron shumë mirë. Votë Daut Haradinaj ka edhe në pjesët tjera të Kosovës”, kanë thënë këto burime për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat