Dënohet me 9000 euro, ministri i Labit

Aktuale

Dënohet me 9000 euro, ministri i Labit

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 20:27
Ekrem Mustafa

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është ankuar për ish-kreun e në MPB-së, Ekrem Mustafën e AKR-së, se e ka përdorur emrin e tij pa e pyetur për të bërë fushatë. Për këtë çështje, Qalaj është drejtuar në PZAP, e këta të fundit e kanë dënuar Mustafën me 9 mijë e 500 euro gjobë.

Rashit Qalaj, drejtor i PK-së është ankuar në PZAP për Ekrem Mustafën, ish-Ministrin e Punëve të Brendshme me pretendimin se i njëjti përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një video fushatë promovuese për subjektin e tij, ku shihet edhe Qalaj pa marrë leje nga i njëjti, duke thënë se e ajo bien ndesh me Ligjin Nr. 03/L-073.

Ankesa nga Policia e Kosovës në PZAP u dorëzua me datë 4 shtator, derisa, për të njëjtën u vendos dy ditë më vonë.

Sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Express, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa (PZAP), kanë pranuar ankesën e Policisë së Kosovës për ish-ministrin Ekrem Mustafa për shkak të shfrytëzimit të autoritetit zyrtar gjatë aktivitetit promovues zgjedhorë.

Aty është marrë vendim që ankesa kundër koalicionit NISMA-AKR-PD, e Ekrem Mustafa të gjobitet me 9 mijë e 500 euro gjobë, të cilën ka afat që ta paguajë për 15 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat