Bekë Berisha: Vetëvendosje i ka pesë vetë, Albinin, Glaukun dhe atë çikën që pisket…

Aktuale

Bekë Berisha: Vetëvendosje i ka pesë vetë, Albinin, Glaukun dhe atë çikën që pisket…

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 23:17
Bekë Berisha

Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Bekë Berisha, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Vetëvendosje i ka vetëm pesë vetëm pesë vetë që munden të bëjnë dicka, Albin Kurtin, Glauk Konjucën, Albulena Haxhiun, të cilës iu referiu se ‘ajo çika që pisket’.

“Vetëvendosje i ka veç pesë njerëz që mujnë me bo dicka, Albinin, Glaukun edhe këtë qikën që pisket, Albulena Haxhiun”, është shprehur Berisha.

Ai gjithashtu kur foli për Vetëvendosjen, i përmendi edhe Talebanët.

“Edhe Talebanët janë të zot me prish sistemin, i kanë bërë disa banka pa kamata por megjithatë kanë ikë në mal”, ka thënë Beka në Pressing të T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat