Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi për “korrigjim kufijsh” i përçau aleatët në Kosovë dhe ia rriti kredibilitetin ndërkombëtar Serbisë, përcjell Bota sot.
Me këtë ai ka lidhur iniciativën për Mini Schengen Ballkanik, për të cilën thotë se ka marrë yrysh kryeministri Rama dhe një veprim i tillë do ta izolojë Kosovën si subjekt në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e rehabiliton Serbinë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Iniciativa e Presidentit Thaqi për "korrigjim kufijsh" përpos që përçau aleatet e Kosovës, i rriti kredibilitetin ndërkombëtar Serbisë. Me këtë veprim ajo u shndërrua nga ujk ne qengj. Iniciativa për Mini Schengen Ballkanik në të cilën ka marr yrysh kryeministri Rama, është edhe një veprim që në marrëdhëniet ndërkombëtare e izolon Kosovën si subjekt, duke i dhënë atributin e një vendi problematik dhe, e rehabiliton Serbinë e cila është fajtori kryesor i minimit të paqes në Ballkan.