Aktivistja e Vetëvendosjes e bën për ‘pesë pare’ Ramiz Kelmendin

Aktuale

Aktivistja e Vetëvendosjes e bën për ‘pesë pare’ Ramiz Kelmendin

Nga: H.O. Më: 14 tetor 2019 Në ora: 08:04
Ramiz Kelmendi

Aktivistja e Vetëvendosjes, Donika Gashi përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj një shkrimi të biznismenit Ramiz Kelmendi.

Ky i fundit me një shkrim ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ishte drejtuar se nuk mund të bëhet kryeministër, vetëm me lejen e Isa Mustafës.

Derisa Albin Kurti e bëri publik lajmin e një ish puntori të ELKOS-it, i cili nuk ishte trajtuar mirë, kjo e nxiti Kelmendin me një shkrim të gjatë ndaj tij.

Megjithatë aktivisitja Gashi ie quajti të turpshme veprimet e biznismenit Kelmendi.

“Turp per nje te moshuar si ju te aktroni viktimen, veçanerisht e turpshme qe me presion keni detyruar Amarin te humbas punen.

Mjaft u shetitet neper parti te ndryshme me pasaporte diplomatike per te rritur biznesin tuaj. Na helmuat me mall te Serbise per shume vite dhe ende keni fytyre t'i mbani popullit ligjerata ?

Mos qofsha ne lekuren tuaj! Po ta benin milionat njeriun njeri, ju do te ishit i pari. Por ja qe nuk osht keshtu.

Fati dhe dija jane dy gjera te ndryshme. Ju jeni shembulli i te pares.

Prandaj mos na lodhni ma me keto aktrime te dobeta per interes personal”, shkruan aktivitisja Donika Gashi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat