Kush po i trembet Albin Kurtit në krye të Qeverisë?

Aktuale

Kush po i trembet Albin Kurtit në krye të Qeverisë?

Nga: N.Sh Më: 14 tetor 2019 Në ora: 10:39
Albin Kurti

Në krye të Qeverisë pritet që të jetë Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, partia e të cilit doli e para në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

E kësaj ardhje, sipas politologut Faik Krasniqit po i trembet dikush.

Ai përmes një postimi në Facebook, pyet se kush po i trembet ardhjes në krye të Qeverisë Albin Kurtit?

“Pse po i trembeni ardhjes së Albin Kurtit në krye të Qeverisë? Dëshironi të vazhdojë akoma hajnia dhe keqpërdorimet, apo keni frikë të përballeni me ligjin?”, shkruan Krasniqi, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat