Një tjetër e përdhunuar gjatë luftës del hapur, Shyhrete Sylejmani kërkon drejtësi

Aktuale

Një tjetër e përdhunuar gjatë luftës del hapur, Shyhrete Sylejmani kërkon drejtësi

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 11:21
Shyhrete Tahiri Sylejmani

(E plotësuar) - Për 48 vjeçaren nga Gjilani, Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e hëna nuk ishte një ditë e zakonshme.

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kishte vendosur që të ngrit kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Nëna e tre fëmijëve, Shyhrete Tahiri- Sylejmani, e cila jeton në Kanada,  e shoqëruar nga përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, duke kërkuar që më në fund të ndahet drejtësia.

Për të, krejt kjo ishte e dhimbshme, pasi i kujton një nga ditët më të vështira të jetës së saj.

Sylemani: Jam këtu me nda drejtësi, me lyp drejtësinë time

“Sot jam këtu me nda me juve dhembjen që kam në shpirt. Përfaqësoj edhe të gjitha nënat, vëllezërit, motrat dhe bijat që atë dhembje e kanë njëjtë di unë dhe t’iu jap kurajo edhe atyre, si sot unë që jam këtu. Dhe, nuk është e lehtë, aspak, asnjëherë me nda atë dhembje të shpirtit që thyhen zemrat dhe nuk bëhen asnjëherë bashkë. Jam këtu me nda drejtësi, me lyp drejtësinë time”, u shpreh ajo.

Image

Kurse drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti kujtoi se si as 20 vjet pas luftës, askush nuk është dënuar për krimet e luftës.

Përmes dorëzimit publik të dosjes së Tahiri- Sylejmanit, ajo tha se synojnë të mobilizojnë edhe gratë e burrat tjerë që të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra.

Rushiti: Pa drejtësi nuk ka qetësi për viktimat e dhunës seksuale

“Me kompetencë të plotë them që në periudhën e OKB-së por edhe në periudhën e EULEX-it këto krime kanë mbetur pa u ndëshkuar. Prandaj, jemi mbledhur këtu për të kërkuar drejtësi për 20 mijë gra, burra, vajza dhe djem që kanë përjetuar këtë krim, torturë gjatë luftës... I kërkojmë institucioneve të vendit që ta vënë prioritet këtë çështje, pasi pa drejtësi nuk ka qetësi për viktimat e dhunës seksuale”, tha Rushiti.

Shyhrete Tahiri-Sylejmani që është nga Gjilani është gruaje e dytë pas Vasfije Krasniqit Goodman që kërkon publikisht të dënohen dhunuesit e saj.

Në Kosovë besohet se gjatë luftës së vitit 1998-1999 kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual, por që deri tani asnjë kryes i këtyre  krimeve  nuk ka marr dënim nga gjykata, po ashtu nga Prokuroria Speciale në Kosovë. Dhe përveç hetimit të këtyre rasteve nuk është ngritur ndonjë aktakuzë.

Në mars të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të tillë t’iu rregullohet statusi. Derisa që nga viti 2018  ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

***

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës Shyhrete Tahiri Sylejmani ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

"Sot jam këtu të ndaj me ju dhembjen që kam në shpirt. Përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit dhe bijat që ndjejnë atë dhembje që kanë. S'është e lehtë. Jam këtu të kërkoj drejtësi", u shpreh ajo.

Kurse drejtoresha e Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti kujtoi se si as 20 vjet pas luftës, askush nuk është dënuar për krimet e luftës.

Ajo ftoi institucionet e vendit që të kenë prioritet të tyre këtë çështje.

Shyhrete Tahiri që është nga Gjilani bëhet viktima e dytë pas Vasfije Krasniqit Goodman që kërkon publikisht të dënohen dhunuesit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat