Ish-këshilltari i Isa Mustafës thotë se këto janë 3 gabimet e LDK-së me VV-në

Aktuale

Ish-këshilltari i Isa Mustafës thotë se këto janë 3 gabimet e LDK-së me VV-në

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 12:34
Faton Abdullahu

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Faton Abdullahu, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për qasjen e saj karshi Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka përmendur tri gabimet e LDK-së.

“LDK-ja në vend se t’i kundërshtonte këto, me qasjen e saj hezituese vazhdon ta ndihmojë VV-në dhe prioritet ka numrin e ministrive”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Tri qasjet e gabueshme para fillimit

1) Shtyrja e dialogut – SHBA-t thonë që dialogu të filloj menjëherë, VV konstaton se nuk kemi pse të nxitojmë.

2) Dialogu me serbët e Kosovës – Përpjekje për të anashkaluar shumicën e tyre që është legjitimuar me vota në zgjedhjet e fundit, por duke mos ofruar asgjë ndryshe dhe konkrete asnjëherë deri më sot për këtë komunitet.

3) Reciprociteti – I paralajmëruar në vend të taksës do të shkaktoj dëme edhe më shumë se taksa, pos tjerash duke përkeqësuar edhe më shumë raportin me partnerët ndërkombëtar të cilët kërkojnë që ajo të pezullohet.

LDK në vend se t’i kundërshtoj këto, me qasjen e saj hezituese vazhdon ta ndihmoj VV dhe prioritet ka numrin e ministrive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat