Vetëvendosje jep lajmin e shumëpritur

Aktuale

Vetëvendosje jep lajmin e shumëpritur

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:04
Ilustrim

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka njoftuar se rreth 14 mijë fletëvotime të mërgatës nesër pritet që të numërohen në QNR.

Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se "pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë vullneti i mërgatës do të dihet edhe formalisht nesër".

Postimi i plotë:

Lajm i mirë

Rreth 14 mijë fletëvotime të mërgatës nesër pritet që të numërohen në QNR.

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë vullneti i mërgatës do të dihet edhe formalisht nesër.

Megjjthatë ky është gëzim i pjesërishëm pasi që shumë vullnete mbetën pa u numëruar për shkak të procedurave absurde.

Mërgata ❤ jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat