Më në fund e zbulon Lutfi Haziri: Me një postim të vonë tregon nëse janë ndarë postet mes LDK-së dhe VV-së

Aktuale

Më në fund e zbulon Lutfi Haziri: Me një postim të vonë tregon nëse janë ndarë postet mes LDK-së dhe VV-së

Nga: N.H Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:01
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka folur rreth raportimeve për ndarjen e posteve rreth koalicionit që flitet të ndodhë së shpejti.

Mirëpo, Haziri ka mohuar gjithqka rreth këtyre raportimeve, dhe sipas tij, në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK-së e LVV-së nuk është folur për ndarje të posteve ministrore.

“Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen - çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ”, shkruan Haziri.

Ja shkrimi i tij:

Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale.

Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen - çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso në Liderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!

P.S. Vjosa ka qëllu n'Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë - Mali i Zi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat