Haxhiu falënderon mërgatën për mbështeje të madhe ndaj Lëvizjes

Aktuale

Haxhiu falënderon mërgatën për mbështeje të madhe ndaj Lëvizjes

Nga: A.SH Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:24
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu nga LVV, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se, duke parë mbështetjen e madhe të mërgatës për Lëvizjen, kam kuptuar pse KQZ nuk pranonte kërkesat e përfaqësuesve tanë që të verifikohen edhe mbi 4500 zarfe.

Me tej ajo ka falënderuar mërgatën për këtë mbështetje të madhe për Levizjen.

Postimi në Facebook:

Duke parë mbështetjen e madhe të mërgatës për Lëvizjen, po e kuptoj pse KQZ nuk pranonte kërkesat e përfaqësuesve tanë që të verifikohen edhe mbi 4500 zarfe.

Ato zarfe duhet të trajtohen nga KQZ!
Është obligim kushtetues i këtij institucioni të respektoj të drejtën kushtetuese të mërgatës tonë pra atë të votës.

Falemnderit nga zemra për këtë mbështetje, mërgata jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat