Rashiti: Meqë tashti s’po mund t’i manipulojnë qytetarët, po i manipulojnë rezultatet

Aktuale

Rashiti: Meqë tashti s’po mund t’i manipulojnë qytetarët, po i manipulojnë rezultatet

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 14:06
Naim Rashiti

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku doli fituese Lëvizja Vetëvendosje me vota, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendimin që në 530 vendvotime të ketë rinumërim votash. Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e  të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Lidhur më këtë çështje ka pasur shumë reagime nga analistë dhe figura politike.

Analisti, Naim Rashiti  ka reaguar, duke thënë që votat po rinumërohen pasi sipas tij tashti nuk po munden të manipulojnë me qytetarët dhe po i manipulojnë rezultatet.

“Zgjedhjet u prishën… Meqë tashti s’po mund t’i manipulojnë qytetarët, po i manipulojnë rezultatet… Më se urgjente ndërrimi i sistemit zgjedhor, mënyrës së votimit të kandidatëve”, ka shkruar Rashiti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat