Ish-ambasadori francez në Beograd: Status-quo mes Kosovës dhe Serbisë është e rrezikshme

Aktuale

Ish-ambasadori francez në Beograd: Status-quo mes Kosovës dhe Serbisë është e rrezikshme

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:51

Ish ambasadori i Francës në Beograd, Frederick Mondoloni, ka ftuar të gjitha palët në Kosovë që të përmbahen.

Ai kë të thirrje e ka bërë pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit që rezultoi me të arrestuar.

“Situata është potencialisht e ndjeshme. Andaj ne mendojmë se të gjitha palët duhet të kthehen në dialog dhe që të përmbahen nga veprimet që mund të keqinterpretohen që  mund të çojnë në konflikte”, ka thënë Mondoloni.

“Ne duam që të ketë një takim të ri në Paris. Është shumë e qartë për ne se taksat duhet të suspendohet nëse Qeveria e re në Prishtinë do që të bisedojë me Beogradin në mënyrë që të gjendet kompromisi”.

Mondoloni ka thënë për mediat serbe se pozicioni i tyre është shumë i qartë se e ardhmja e Shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat