Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka marrë lavdata për intervistën e tij të sotme në Zonën e Debatit.
Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ka çmuar Mustafën, duke thënë se ai është akademik dhe akademi për klasën politike në Kosovës.
“Isa Mustafa-Akademik dhe Akademi për klasën politike të Kosovës. Ata që sonte kanë ndjekur intervistën e tij, janë bindur lehtësisht”, ka shkruar Kajtazi.
Në këtë intervistë, Mustafa ndër të tjerash, ka thënë se është i gatshëm të marrë pozitën e presidentit të vendit, por nuk do ta imponojë veten si të tillë.
“Është një nder i veçantë që dikush me mbyll karrierën e vet politike me një përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, mirëpo nuk jam unë ai që mund ta bëjë veten president, e as që do ta imponoj veten si president të vendit”, ka thënë Mustafa.