Gjykata Speciale fton edhe Nuredin Ibishin – Leka

Aktuale

Gjykata Speciale fton edhe Nuredin Ibishin – Leka

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 09:14
Nuredin Ibishi – Leka

Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për ish-luftëtarin e UÇK-së, Nuredin Ibishi – Leka.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gjatë kohës së luftë, Ibishi ishte epror në Zonën Operative të Llapit.

Në një reagim të tij, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Ibishi ashtu si të gjithë të ftuarit tjerë do të dalin faqebardhë.

“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, tha ai.

Nuredin Ibishi ka qenë edhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat