Sherifi: Nisma është dëmtuar për 131 vota në 6 vendvotime

Aktuale

Sherifi: Nisma është dëmtuar për 131 vota në 6 vendvotime

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:50
Bilall Sherifi

(E plotësuar) - Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media para gazetarëve ku ka shpalosur sipas tij të gjeturat që kësaj partie i janë vjedhur votat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka treguar se si në gjashtë vendvotime për Nismën në formular janë regjistruar zero vota, ndërkaq pas rinumërimit në këto kuti kanë dalë 131 vota në total.

“Nuk bëhet fjalë për gabime, sepse mund të vidhet një apo me shumë, ndërkaq këtu behet fjalë për vjedhje manufakturale te votave”.

“Këtu është vullneti i disa komisionerëve dhe fatkeqësisht edhe nga tanët që kanë bashkëpunuar. Pra nuk bëhet fjalë për gabim por për vullnetin që të dëmtohet Nisma”.

“Do e përsërisim kërkesën tonë për rinumërim të tërësishëm. Nga rinumërimi nuk dëmtohet askush. Të mos mbetet vota në disa vende ku e ka dërguar vullneti i disa komisionerëve, por ajo e vullnetit te qytetarëve të Kosovës”.

“Procesi i numërimit dhe i bartjes është komprometuar dhe le t’i bëjmë vendit shërbim përmes rinumërimit në Qendrën e Numërimit”, u shpreh Sherifi.

Ai po ashtu bëri të ditur se Nisma është duket përgatitur dhjetëra ankesa nga kandidatet e kësaj partie dhe se kërkojnë që të del e vërteta në shesh për cilëndo parti dhe kandidat, duke shtuar se nuk duan asgjë më shumë pos asaj që i kanë dhënë qytetarët.

***

Bilall Sherifi ka kërkuar rinumërim të krejt votave në Kosovë. Ka thënë se Partia e Fatmir Limajt po lufton për mandatin e shtate derisa pragun e ka kaluar me votat e rinumëruar deri më tash.

“Varet nga vullneti i këtij vendi nëse është në kërkim të së vërtetës apo duke dëmtuar një apo dy subjkete politike”, ka thënë Sherifi.

“Ky proces i numërimit është komprometuar. Le t’ua bëjmë një shërbim vendit duke i rinumëruar të gjitha votat”, ka thënë Sherifi.

Ky zyrtar i NISMA’s ka thënë se në pjesën më të madhe të formularëve ka shpërputhje të të dhënave.

Sherifi ka thënë se duhet të procedohen menjëherë ndaj komisionerëve që kanë prishur votën e qytetarëve.

“Duke shkelur ligjin ka devijuar besimin e qytetarëve. Nuk mbrojmë askënd. Secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjen para drejtësisë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat