Tha se PDK-ja “pastroi drejtësinë më 2008”, Kuçit i vjen goditja: Qëndrim shumë i lodhët profesor!

Aktuale

Tha se PDK-ja “pastroi drejtësinë më 2008”, Kuçit i vjen goditja: Qëndrim shumë i lodhët profesor!

Nga: A.ZH Më: 20 tetor 2019 Në ora: 10:28
Hajredin Kuçi

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka demantuar nënkryetarin e PDK-së dhe kandidatin për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçin.

Ky i fundit, mbrëmë në emisionin “Personale” ka thënë se PDK-ja e ka bërë Vetingun në sistemin e drejtësisë në vitin 2008.

Por, sipas Miftarajt, një numër i madh i prokurorëve dhe gjykatësve që kishin dështuar të kalonin Vetingun në vitin 2008, janë kthyer sërish në sistem.

Madje, ai ka thënë se disa prej tyre, janë të dyshuar për ngacmime seksuale, përcjell Bota sot.

Miftaraj e ka quajtur të paqëndrueshëm edhe argumentin e Kuçit se nuk duhet të frikësohen prokurorët dhe gjyqtarët çdo katër vite me Veting.

Postimi i Miftarajt në Facebook pa ndërhyrje:

Qendrim shume i lodhte nga Profesori, Hajredin Kuçi! Pa baze, i pa argumentuar dhe perpjekje me ik nga realiteti.

Shtrohet pytja sa prej prokuroreve dhe gjykatesve qe kane deshtu me kalu vetingun ne vitin 2008, jane ri-kthy ne sistem. Shume profesor i nderuar, teper shume.

Prof, sa per informacion, ne vitin e pare prej kur ke dal prej Keshillit Prokurorial te Kosoves, numer i madh i prokuroreve qe kane ra ne veting jane kthy ne sistem.

Ka prej tyre qe kane ra ne vetting per arsye se kane qene te dyshuar per ngacmim seksual. Te njejtit sot jane prokuror te shtetit!

Argumenti tjeter i paqendrueshem, se nuk mund ti frikesojme gjykatesit dhe prokuroret çdo kater vite me vetting.

Gjykatesit dhe prokuroret me integritet dhe profesional nuk frikesohen. Ata me ngulm po kerkojne vetting. Ata nuk i frikohen as politikes, as vettingut, as askujt!

E pajtohem me ty se gjykatesit dhe prokuroret e politikes dhe te korruptuar, pernjemend frikohen, edhe kane arsye mu frikesu! Ama nuk i frikohen politikes, po ligjit nese zbatohet drejte dhe ne menyre te pavarur ndaj tyre.

Vettingu nuk ka alternative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat