Çfarë do të ndodh nëse dështojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani? Flet juristi njohur

Aktuale

Çfarë do të ndodh nëse dështojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani? Flet juristi njohur

Nga: V.R Më: 21 tetor 2019 Në ora: 20:07
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje shënoj fitore duke dalë e para në zgjedhje. Por nuk është se LDK-ja i ikë dhe shumë, si partia e dytë.

Një koalicion i mundshëm qeveritar po parashihet të ndodh në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ditë më parë u takuan dhe deklaruan për medie se marrëveshja tërthorazi është arritur dhe se priten të ndahen përgjegjësitë.

Por, çfarë ndodh nëse dështon ky koalicion i cili sipas votave që kanë fituar, del të jenë edhe koalicion i dëshiruar i qytetarëve?

Blerim Burjani, njohës i mirë i çështjeve politike, ka deklaruar se nëse dështon koalicioni LDK-VV, shteti duhet të themelojë një qeveri ekspertësh që do ta pastronte shtetin nga korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar.

‘’ Nëse dështon Qeveria LDK-VV, shteti duhet të themelojë një Qeveri ekspertësh që do ta pastronte shtetin nga korrupsioni , nepotizmi dhe gjërat negative kjo mund të duket realitet’’, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat