Cakaj: Shqipëria e ka vijë të kuqe Kosovën

Aktuale

Cakaj: Shqipëria e ka vijë të kuqe Kosovën

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 22:21
Gent Cakaj

Kosova është vija e kuqe për Shqipërinë në raportet e Ballkanit Perëndimor, sipas ministrit në detyrë të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Duke folur për mini-Schengenin Ballkanik, Cakaj ka thënë se parim i Shqipërisë është që në asnjë rrethanë të mos merren vendime për lehtësira pa përfshirjen e Kosovës.

“Sa di unë, ishte iniciativë për të cilën ishin të informuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor (mini-schengeni). Parim është që në asnjë rrethanë të mos ketë marrje të masave apo detyrimeve konkrete në raport me lehtësirat që po planifikohet të ndodhin. Shqipëria e ka të qartë vijën e kuqe, e ajo është Republika e Kosovës. Tirana zyrtare e sheh rajonin me sytë e Kosovës dhe flet me zërin e Kosovës, por jo në emër të saj sepse mund të ketë qëndrime të pavarura”, ka deklaruar më tej ai duke shtuar se Shqipëria flet në emër të Kosovës për ta mbrojtur Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat