Kongresi Amerikan në mënyrë unanime voton rezolutën për vëllezërit Bytyqi - Bota Sot
Kongresi Amerikan në mënyrë unanime voton rezolutën për vëllezërit Bytyqi

Aktuale

Kongresi Amerikan në mënyrë unanime voton rezolutën për vëllezërit Bytyqi

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 00:40
Vëllezërit Bytyqi

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka votuar sot në mënyrë unanime rezolutën për vëllezërit Bytyqi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

‘’Para pak minutash Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi!’’, shkruan ajo.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e senatit shprehin mendimin e tyre për zgjidhjen ndaj vrasjeve të krimeve të luftës ndaj tre shtetasve amerikanë.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ishin pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”.

Ata erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luftuan në Kosovë.

Vëllëzërit Bytyqi u rrëmbyen nga forcat serbe dhe më pas u vranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat